BE-ja ende pa konfirmim zyrtar për refuzimin e shkëmbimit të informacioneve për sulmin, në Banjskë

Bashkimi Evropian po përballet me vështirësi në sigurimin e informacioneve të ndërsjella mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me zbardhjen e sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ndërsa ka pasur deklarata publike nga të dyja palët, ende nuk janë marrë përgjigje zyrtare. Kosova ka refuzuar të ofrojë informacione për rolin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij në organizimin e sulmit, ndërsa Serbia ende nuk ka reaguar ndaj kërkesave të Kosovës për ndihmë juridike në këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …