Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Deputetja, Hykmete Bajrami reagoi kundër deklaratës së kryeministrit Kurti i cili tha se punësimi në Kosovë është rritur 20 për qind

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili tha se punësimi në Kosovë është rritur 20 për qind. Ajo  ka shkruar se numrat assesi  s’po çojnë te lulëzimi i punësimit. Kryeministër, pyeti ekonomistët që i ke në Kabinet se cila teori apo praktikë të qon të krijimi enorm i vendeve të punës kur rritjen ekonomike e ke vetëm 4 për qind,  kur eksporti në vitin 2023 ka qenë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qenë 5.7 miliardë euro, fhe kjo do të thotë një deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro? Qysh po u krijuakan vende punë Kryeministër kur investimet kapitale gjatë mandatit tënd janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie? Të dhënat e ATK-së mund të i përdorësh për propagandë, por ato nuk paraqesin punësim real sepse në ATK-ja të punësuar ta qet edhe atë që punon dy ditë në muaj dhe ta llogaritë si të punësuar dy, tri herë secilin që i ka dy, respektivisht tri punë la saktësuar, feputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …