Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ caktoi përfaqësitë diplomatike ku do të mundë të votojnë shtetasit e Kosovës që do të regjistrohen si votues jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka caktuar përfaqësitë diplomatike (ambasadat dhe konsullatat) ku do të mundë të votojnë të gjithë shtetasit e Kosovës që do të regjistrohen si votues jashtë Kosovës. Gjithashtu, KQZ-ja ka caktuar edhe numrin e votuesve që do të lejohet të regjistrohen për të votuar në përfaqësitë diplomatike, i cili në total është rreth 50 mijë votues. Sipas vendimit të KQZ-së, do të votohet në 22 shtete, respektivisht në ambientet e 35 ambasadave, konsullatave me gjithsej 47 vendvotime. Vendimi është marrë në mbledhjen e KQZ-së dhe lista do të publikohet së shpejti nga KQZ-ja. Përveç regjistrimit për votim në përfaqësi diplomatike, votuesit mund të kërkojnë të regjistrohen për të dërguar pakon me fletëvotim në fahun postar të KQZ-së në Kosovë, ose në fahun postar të KQZ-së jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …