M. Sarrazin, thotë se në tetor do të ndërmerret një iniciativë e madhe në Berlin, për ta rinisur dialogun mes Kosovës e Serbisë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur lidhur me  deklaratat e Emisarit Gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili ka paralajmëruar se në tetor do të ndërmerret  një iniciativë të madhe në Berlin, në përpjekje për të rinisur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Lekaj, vlerësoi se deklaratat e Sarrazin pasqyrojnë tensionet e vazhdueshme në procesin e dialogut, duke nënvizuar se ekzistojnë ende pengesa serioze në arritjen e një marrëveshjeje që do të ishte e pranueshme për të dyja palët. Sa i përket paralajmërimit të Sarrazin për një iniciativë të madhe në tetor, Lekaj sugjeroi se kjo mund të nënkuptojë një takim të rëndësishëm në Berlin, ku mund të përfshihen diplomatë të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …