Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference për nënshkrimin e 11 marrëveshjeve me Serbinë, adresoi edhe çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë, duke theksuar rëndësinë e kompromisit dhe guximit politik për të arritur normalizimin e marrëdhënieve. Macron lavdëroi Serbinë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, duke e vlerësuar për guximin e treguar. “Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për afrimin e Bashkimit Evropian dhe nuk mund të zgjidhet pa kompromis të të dyja palëve,” deklaroi Macron. Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit nga Serbia është një hap i rëndësishëm, ka saktësuar ai duke përgëzuar autoritetet serbe për vendimet e marra në fund të vitit të kaluar. Macron kritikoi Kosovën për veprimet e njëanshme që, sipas tij, po nxisin tensione. Ai veçoi kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë dhe theksoi përkushtimin e Francës për zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën
Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
