Faton Klinaku

Faton Klinaku kritikon Qeverinë për mos rritjen e pensioneve për veteranët dhe heqjen e tyre nga lista e përfituesve të pagës minimale

Faton Klinaku, përfaqësues i OVL-UÇK-së, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mos rritjen e pensioneve për veteranët dhe për heqjen e tyre nga lista e përfituesve të pagës minimale. Klinaku ka bërë thirrje publike që veteranët dhe familjet e tyre të mos i besojnë pushtetit aktual, duke e akuzuar për mashtrim dhe manipulim. Rritja e pagës minimale në 350 euro është një veprim që synon të mashtrojë qytetarët, duke vënë në dukje se ky vendim nuk i kushton asgjë Qeverisë, pasi barra e kësaj rritjeje bie mbi punëdhënësit.  Faton Klinaku paralajmëron se qeveria mund të përdorë rritjen e pensioneve të veteranëve si një taktikë elektorale gjatë fushatës zgjedhore. Ai  gjithashtu kritikon procesin e gjoja verifikimit të veteranëve, duke e quajtur atë një farsë të cilën qeveria e ka përdorur për të manipuluar opinionin publik, pasi ky proces, i cili është pjesë e një çështjeje gjyqësore që ende nuk ka përfunduar, nuk ka sjellë asnjë përfitim real për veteranët.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …