Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Përpjekjet për të keqpërdorur KFOR-in për lojërat e Kurtit, sollën izolim, defaktorizim, injorim e kërcënim

Analisti dhe profesori, Milazim Krasniqi, ka reaguar kundër  interpretimeve të fundit që sugjerojnë se kryeministri Albin Kurti ka çliruar veriun e Kosovës. Krasniqi i ka cilësuar këto pretendime si të pabaza, duke i quajtur “metastazë e propagandës kancerogjene”. Sigurinë në veri të Kosovës e mirëmban ende KFOR-i, duke sfiduar idenë se veriu është çliruar nga ndonjë veprim i Qeverisë. Gënjeshtra e tipit se Kurti e ka ‘çliruar veriun’ është metastazë e propagandës kancerogjene. Prej kujt e paska çliruar veriun, kur sigurinë e mirëmban edhe sot KFOR-i qe 25 vjet? Hiqeni KFOR-in nga veriu dhe e shihni brenda një dite se sa është çliruar veriu e edhe Kosova. Përpjekjet për të keqpërdorur KFOR-in për lojërat e Kurtit, kanë sjellë izolim, defaktorizim, injorim dhe kërcënime për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …