Mesto: Kosovska Mitrovica Datum: 28.09.2011 Dogadjaj: DRUŠTVO/VOJSKA/POLITIKA - nemaèki pripadnici KFOR obezbeðuju most u Kosovskoj Mitrovici Licnosti:

KFOR: Jemi të përgatitur për ta adresuar çdo zhvillim të sigurisë

Misioni i NATO-s në vendin tonë – KFOR ka njoftuar se është i përgatitur për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë. Pas takimit në Prishtinë me përfaqësues të Listës Serbe, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca ka theksuar janë të gatshëm për t’u përballur me çdo situatë. Në komunikatën e KFOR-it thuhet se zëvendëskomandanti Federico Bernacca ka dëdhuar me vëmendje shqetësimet e paraqitura nga përfaqësues të Listës Serbe të cilëve iu ka thënë se KFOR-i është i përkushtuar për të ofruar siguri dhe ruajtur stabilitetin. “Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …