Moska zyrtare ka akuzuar Ukrainën për sulm masiv me dronë në Rusi

Moska zyrtare ka akuzuar Ukrainën për sulm masiv me dronë në Rusi. Dujke iu referuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes, agjencisë shtetërore të lajmeve TASS njofton se gjatë mëngjesit të sotëm, është realizuar një sulm i madh me dronë nga Ukraina ndaj Rusisë. Po ashtu njoftohet për rrëzimin e 122 dronëve mbi rajonin e Kurskut, Brianskut, Voronezhit dhe Belgorodit, që gjenden në pranë kufirit me Ukrainën. Zyrtarët rusë nuk kanë raportuar për viktima e as dëme nga këto sulme që pretendojnë se janë kryer nga Ukraina. Autoritetet e Ukrainës ende nuk janë deklaruar për këto pretendime të palës ruse. Kohë më parë, Ukraina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të heqë kufizimet në mënyrë që të përdorë armët që ka pranuar nga aleatët për të sulmuar thellë brenda territorit të Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …