Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Eksperimentimi me politikat e arsimit krijon kaos dhe dëmton fëmijët

Kryetari  i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dërguar një mesazh urimi për nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke ngritur shqetësime mbi politikat arsimore të qeverisë. Përmes një video mesazhi, Tahiri kritikoi eksperimentimet me politikat e arsimit, duke i cilësuar ato si shkaktare të kaosit në sistemin arsimor të vendit. “Ky vit, si dhe viti i kaluar, ka treguar se eksperimentimi me politikat e arsimit shkakton kaos dhe nuk i shërben arsimit dhe fëmijëve,” deklaroi Tahiri, duke theksuar rëndësinë e qasjes së barabartë në tekstet shkollore për çdo fëmijë, pa përjashtime apo diskriminime. Qeveria ka krijuar mundësinë që fondet e dedikuara për librat shkollorë të përdoren për qëllime të tjera, duke lënë nxënësit të shkojnë në shkollë me libra të vjetra.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …