Paralajmërohet bllokada e vendkalimeve në Kosovë nga asociacioni i qytetarëve të qarkut të Mitrovicës

Kryetari i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se të premten, më 6 shtator, do të fillojë një bllokadë e plotë e të gjitha vendkalimeve në Kosovë. Bllokada, sipas Rojeviq, do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i vendit dhe institucionet e uzurpuara t’u kthehen serbëve, duke u bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bllokada do të organizohet nga qytetarët që vijnë nga Serbia qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska, duke përjashtuar qëllimisht serbët që jetojnë në Kosovë për të shmangur, sipas tij, hakmarrjen e mundshme nga ana e policisë së Kosovës. “Nuk presim ndihmë nga shteti dhe nuk kemi nevojë për të. Serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të marrin pjesë në bllokada për të mos u ngacmuar nga policia e Kosovës,” tha Rojeviq.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …