Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skënder Musa: Qeveria e Kosovës duhet të mbulojë shpenzimet për mbrojtjen e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë

Avokati, Skënder Musa, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet e procesit gjyqësor në Hagë për udhëheqësit e UÇK-së, pavarësisht kostove të larta. Avokatët në proceset ndërkombëtare janë jashtëzakonisht të shtrenjtë për buxhetin e Kosovës dhe për familjarët e të akuzuarve. Sipas tij, është praktikë dhe procedurë e ligjshme që shteti të mbulojë këto shpenzime, ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e tjera të rajonit për shtetasit e tyre të akuzuar për krime lufte. Deri tani Qeveria e Kosovës ka mbuluar shpenzimet e avokatëve, por ka pasur vonesa për shkak të procedurave burokratike. Ai gjithashtu theksoi se për këtë  rast kaq të rëndësishëm për Kosovën, është e domosdoshme që shteti të angazhohet plotësisht në mbrojtjen  e krerëve të UÇK-së, duke e konsideruar mbrojtjen efikase,  si një prioritet kombëtar të vendit.

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …