Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Policia e Kosovës nuk e ka kujdesin e Qeverisë-Kurti, por e ka presionin politik të saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar  se Policia e Kosovës nuk e ka kujdesin e qeverisë Kurti, por e ka presionin politik të saj. Në 25-vjetorin e themelimit të Policisë, ai ka shkruar: Kur më 6 shtator të vitit 1999 u themelua policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. Nesër bëhen 25 vjet. E uroj policinë në 25-vjetorin e themelimit! Do të kujtojmë përgjithmonë policët e rënë në detyrë. Kemi shumë punë për ta forcuar dinjitetin, kushtet dhe pajisjet e policisë sonë. Prioritet do të jetë paga minimale prej 1.000 euro brenda Policisë dhe sigurimi shëndetësor. Modernizimi i pajisjeve të Policisë do të bëhet gjithashtu. Policia sot nuk e ka kujdesin e qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon policinë për interesa elektorale sa është në qeveri. Kurti nesër në 25-vjetorin e policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka për qëllim. Policia është e Kosovës. Qëndroni të tillë. Mos u bëni instrument në duar të pasigurta!”, ka shkruar Ramush Haradinaj, në një postim të tij për këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …