Janë larguar barrikadat e vendosura nga serbët nëpër pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Janë larguar barrikadat e vendosura nga serbët nëpër pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Ato janë vendosur nga qytetarët serb brenda territorit të Serbisë në shenjë proteste ndaj mbylljen e institucioneve paralele në pjesën veriore të Kosovës. Organizuesit e aksionit për mbylljen e pikave kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare, kanë thënë se kanë marrë vendim për heqjen e bllokadave për t’i dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri më 1 tetor për t’i shqyrtuar masat që ka ndërmarr së fundmi në pjesën veriore të saj, në të kundërtën, do të ndërmarrin veprime radikale.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …