Ukraina ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga njoftimet për transferim të mundshëm të raketave balistike iraniane në Rusi

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga njoftimet për transferim të mundshëm të raketave balistike iraniane në Rusi. Në deklaratën për medie thuhet se thellimi i bashkëpunimit ushtarak midis Teheranit dhe Moskës përbënte kërcënim për Ukrainën, Evropën dhe Lindjen e Mesme. Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë trysninë ndaj Iranit dhe Rusisë. Ndërkohë, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett ka deklaruar se “çdo transferim i raketave balistike iraniane në Rusi do të përbënte një përshkallëzim dramatik të mbështetjes së Iranit për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …