Në Viti është mbajtur një takim midis përfaqësuesve të UNDP-së dhe bizneseve lokale të përzgjedhura në kuadër të programit “Rritu me Biznesin Tënd”. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi i UNDP-së, Alban Kryeziu, shprehu falënderimet e tij për kryetarin e komunës, Sokol Haliti, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin ndaj këtij programi. Ai theksoi se në Viti ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të udhëheqjes komunale dhe kjo gatishmëri ka bërë që kjo komunë të jetë e para për tu implementuar ky projekt. Komuna e Vitisë është përzgjedhur si komuna e parë në Kosovë ku do të pilotohet ky program inovativ, i cili synon të fuqizojë bizneset lokale dhe të krijojë një ambient të favorshëm për zhvillimin e tyre. Janë përzgjedhur gjithsej tetë biznese që do të përfitojnë nga ky projekt për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të tyre., ka thënë Kryeziu.
Programi “Rritu me Biznesin Tënd” ka disa objektiva të rëndësishme, duke filluar me fazën e para diagnozës që përfshin identifikimin e nevojave të biznesit, dhe më pas vijon me modalitetet për rritjen e kapaciteteve, forcimin dhe promovimin e mëtejshëm të tyre.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
