leoni

Trupat nga Shqipëria në KFOR angazhohen në stërvitjen për menaxhimin e trazirave në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka njoftuar se kontingjenti shqiptar që sapo ka marrë detyrën në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë është angazhuar menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme. Ministria ka theksuar se trupat shqiptare janë në gatishmëri të plotë, duke vepruar përkrah kolegëve nga vendet aleate. “Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24 orë për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët,” thuhet në njoftimin e Ministrisë. Ky angazhim vjen në një periudhë kur stabiliteti dhe siguria në rajon janë prioritete të rëndësishme për misionin e KFOR-it, në kuadër të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …