Ligji për Fondin Sovran të Kosovës, i miratuar në Kuvendin e Kosovës më 15 dhjetor 2023, vazhdon të jetë i pezulluar në Gjykatën Kushtetuese pas një kërkese të bërë nga Partia Demokratike e Kosovës. Megjithëse është parashikuar që ky Fond të marrë përsipër asetet më të rëndësishme publike si Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës dhe Telekomi, zbatimi i tij mbetet i pasigurt. Skepticizmi për realizimin e këtij fondi vjen edhe nga ekonomistët, të cilët theksojnë se AKP-ja ende nuk është mbyllur dhe privatizimi i pronave publike vazhdon. Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, ka kritikuar idenë e një Fondi Sovran, duke e quajtur të tejkaluar dhe të dëmshëm për një ekonomi të lirë tregu. Sipas tij, qeveria nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, një hap që do të duhej të paraprinte themelimin e këtij Fondi.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …