Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bën të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do t’i ketë në disponim raketat amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejtë do t’i ketë në disponim raketat amerikane ‘Xhavelin’. Ai tha se kësti i parë i pagesës është bërë në muajin mars, derisa kësti i dytë do të ekzekutohet deri në fund të këtij viti. Ministri Maqedonci duke folur për kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës, tha se atë deklarata verbal nuk janë diçka të re, mirëpo institucionet tona të  sigurisë janë vigjilente dhe të përgatitura. Lidhur me funksionalizimin e  Aeroportit të Gjakovës, ministri Maqedonci tha se ai  është funksional, mirëpo parashihen edhe  investime të mëtutjeshme për përmbushje ne nevojave operacionale të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Krasniqi: Koalicioni qeverisës është stabil dhe se qeveria do ta përfundoj mandatin

Vesel Krasniqi: Tri dekada besnikëri dhe përvojë politike në krah të Fatmir Limajt

Vesel Krasniqi, një prej figurave më besnike dhe më të afërta të Fatmir Limajt, ka …