Qeveria e Kosovës miraton programin kombëtar për mbrojtjen gjithëpërfshirëse

Në mbledhjen e saj të fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se ky program është i ngjashëm me sistemet e mbrojtjes në disa vende të NATO-s, veçanërisht në ato baltike. Ai ka shpjeguar se ky program do të përfshijë një rol të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Mbrojtja gjithëpërfshirëse është një strategji qeveritare që përfshin një qasje mbarë shoqërore në sistemin e mbrojtjes, duke ruajtur interesat jetike të vendit dhe të qytetarëve. “Në të gjitha vendet e NATO-s janë duke i rishikuar sistemet e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjatë këtij viti, një ndër prioritetet e mia ka qenë programi dhe në këtë mbledhje ky program u miratua. Zbatimi i tij do të bëhet pasi të jenë gati të gjitha dokumentet e tjera përkatëse,” ka thënë Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …