Viktor Orban: Stabiliteti në vendet e Ballkanit Perëndimor ka rëndësi jetike për Bashkimin Evropian

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi  se stabiliteti në vendet e Ballkanit Perëndimor ka rëndësi jetike për Bashkimin Evropian, transmeton Anadolu. Orban u takua Budapest të Hungarisë me Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Serbe një nga dy entitetet në Bosnjë e Hercegovinë. Pas takimit në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Orban tha se “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi jetike për BE-në”. Më tej Orban theksoi se “Në vend të leksioneve dhe sanksioneve ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im me Dodikun u mbajt për këtë qëllim”. Dodik në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se ka patur një takim shumë produktiv me “një burrë shteti dhe mik të madh”. “Hungaria interesohet nga afër për proceset e anëtarësimit në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …