Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet hetimi i sulmit në Banjskë, nga institucionet përkatëse

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, kritikoi  mënyrën se si po trajtohet hetimi i sulmit në Banjskë. Ai ka cilësuar si të turpshëm faktin që rastin e rëndësishëm e heton vetëm prokurori, Naim Abazi, duke e quajtur këtë një shenjë të joseriozitetit të skajshëm nga ana e Blerim Isufajt, Prokurorit të Shtetit. Një rast kaq i rëndësishëm për shtetin  është lënë në dorën e një prokurori dhe disa policëve hetues, duke e quajtur këtë një veprim që “nuk duhet t’i lihet rastësisë”. Ky zhvillim duhet të shfrytëzohet në mënyrë strategjike në marrëdhëniet me Serbinë dhe faktorin ndërkombëtar. Miftaraj ka theksuar se aktakuza e ngritur pretendon se grupi kriminal nuk do të kishte pasur mundësi të realizonte aksionin pa mbështetje nga kreu i aparaturës shtetërore serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …