Komuna e Vitisë dhe IKKL nënshkruan marrëveshje për fillimin e dokumentimit të krimeve të kryera në këtë komunë

Të premtën në takim me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë Atdhe Hetemi, u nënshkrua procesverbali për fillimin e aktiviteteve të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në këtë komunë. Ky partneritet do të jetë një hap i rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës historike dhe është vetëm fillimi i një bashkëpunimi në këtë drejtim. Kryetari Haliti ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë drejtim, ndërkohë u njoftua nga Drejtori rreth përkushtimit të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë (IKKL) për koordinim ndër-institucional.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …