Heqja e Gjuhës Shqipe nga tabelat në kufirin e Bllacës, shkaktojnë reagime, por ende heshtin taravarët e Albin Kurtit

Në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllacë, pranë rreth-rrotullimeve të autostradës, Bllacë-Shkup, Qeveria e Maqedonisë ka hequr mbishkrimet në gjuhën shqipe dhe  ka  vendosur mbishkrime të reja në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht.  Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, e drejtuar nga Koce Trajanovski, ka vendosur tabela të reja pranë vendkalimit kufitar Bllacë, duke zëvendësuar tabelat e vjetra që përmbanin edhe mbishkrime në gjuhën shqipe.  Ky veprim është bërë me lejen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi tabela lidhet me zonën e kufirit. Ky ndryshim ka shkaktuar reagime të shumta, pasi shqipja më parë ishte pjesë e tabelave së bashku me maqedonishten dhe anglishten. Lidhur me këtë akt antishqiptar nuk kanë reaguar vasalët e koalicionit qeveritar VLEN, shkizmatët e taravarët e Albin Kurtit, përkrahësit  VMRO-së.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …