Lahi Brahimaj: AAK-ja nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, por nuk ka vija të kuqe ndaj partive të tjera

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe një nga komandantët më të shquar të saj, Lahi Brahimaj,  ka folur për zgjedhjet që pritet të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025. Brahimaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për katër vitet e qeverisjes së tij, duke theksuar dështimin e qeverisë për të koordinuar në mënyrë efikase me ndërkombëtarët për çështje të rëndësishme, përfshirë situatën në lidhje me Uren e Ibrit. Brahimaj ka njoftuar se do të kandidojë për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe shpreson që partia që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj të fitojë 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ai ka theksuar se AAK-ja nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por nuk ka vija të kuqe ndaj partive të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …