Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, nuk pret vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi deri pas zgjedhjeve të shkurtit 2025

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka deklaruar se nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgjedhjeve në pranverë, por shpreson se atëherë nuk do të jetë më kjo qeveri. Procesi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është bllokuar tash e dy vjet, por sipas saj   është  Serbia ajo që po përfiton. Në intervistën për KosovaPress, Edita Tahiri foli për raportet e përkeqësuara të qeverisë me partnerët ndërkombëtarë, për çka ajo fajëson kryeministrin, Albin Kurti se ka izoluar Kosovën. Ajo deklaron se sovraniteti në veri nuk ekziston dhe se nismën për hapjen e Urës së Ibrit, Kurti e nisi i vetëm dhe dështoi. Kosova për këto vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurtit, është izoluar. Edita Tahiri, e cila dikur ka drejtuar bisedimet me Serbinë në Bruksel, flet edhe për raportet mes presidentes e kryeministrit, për çka thotë se kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani ka shpërthyer në deklarata kundër qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …