Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikon Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës, e cila është duke funksionuar me ushtrues detyre

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë Kurti, konkretisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila është duke funksionuar me ushtrues detyre. Kjo ministri, por jo e vetmja, nga sot praktikisht ka dhjetëra sektorë dhe departamente, pozita drejtorësh e agjencionesh, që janë jo funksionale. Çdo vendimmarrje brenda këtyre institucioneve që mbajnë pozita ‘ushtrues detyre’, përkatësisht zëvendësues, nga sot janë krejt të paligjshme, sepse këtë e thotë Ligji për zyrtarët publikë  i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit. Është e habitshme se si një qeveri e tërë punon jashtëligjshëm, e vendimet e kësaj qeverie  për të gjitha pozitat e lartcekura, janë të pavlefshme”, ka shkruar Ferat  Shala, duke treguar se të gjitha dikasteret në  Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë duke funksionuar me ushtrues detyre.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …