Amerika dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë

Amerika dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë. Marrëveshja e nënshkruar është e para mbi bashkëpunimin strategjik në mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Marrëveshja do të “forcojë partneritetin strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit. Ajo u nënshkrua nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Fernandez dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq. Sipas zyrtarëve amerikanë, ajo “do të zgjerojë mundësitë që kompanitë amerikanë të investojnë në sektorin e energjisë së Serbisë dhe të promovojë investimet amerikane. Ministri serb Gjuriq e quajti marrëveshjen “një hap të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm për avancimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe për një siguri afatgjatë energjie. Kjo është e para, shpresojmë, në serinë e marrëveshjeve strategjike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara që do të përmirësojnë karakterin e përgjithshëm të marrëdhënieve tona, tha Marko Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …