Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për mostrajtimin e duhur të Forcës të Sigurisë së Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për mostrajtimin e duhur të Forcës të  Sigurisë së Kosovës.  Ai ka shkruar se në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në ishte 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse e lëshojnë ushtrinë. Edhe pas 4 viteve të kësaj qeverie, numri i pjesëtarëve të uniformuar është nën 4.000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është harruar pothuajse plotësisht. Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018. Ftoj rininë t’i bashkohen FSK-së dhe ftoj pjesëtarët të qëndrojnë aty. Ne do ta përmirësojmë me urgjencë gjendjen e tyre financiare dhe kushtet elementare të punës. Qysh në muajt e parë të qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro,  ka shkruar mes tjerash, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …