Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Katër vitet e fundit kanë shkatërruar shpresën për një jetë të mirë dhe punësim në vendin tonë

Shefi i deputetëve  të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se situata ekonomike dhe sociale në Kosovë gjatë katër viteve të fundit ka shkatërruar shpresën për një jetë më të mirë dhe mundësi punësimi, duke nxitur ikjen masive të të rinjve nga vendi. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka bërë të ditur se në seancën e së enjtes do të diskutohet për Ligjin për Zyrtarët Publik dhe largimin e popullsisë. Situata e vështirë në vend po reflektohet edhe në rezultatet e regjistrimit të popullsisë. “Kjo ikje masive tani pasqyrohet në regjistrimin e popullsisë, për shkak të mungesës së shpresës dhe drejtësisë në vend. Ai  gjithashtu ka kritikuar qeverinë për diskriminimin ndaj zyrtarëve të teknologjisë informative në komuna, duke theksuar se 45 zyrtarë janë larguar me qëllimin e uljes së pagave dhe partizimit të administratës publike.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Krasniqi: Koalicioni qeverisës është stabil dhe se qeveria do ta përfundoj mandatin

Vesel Krasniqi: Tri dekada besnikëri dhe përvojë politike në krah të Fatmir Limajt

Vesel Krasniqi, një prej figurave më besnike dhe më të afërta të Fatmir Limajt, ka …