25 VITE PAS: BALLAFAQIMI ME TË KALUARËN NË KOSOVË Prezantim i hulumtimit dhe diskutim publik

25 VITE PAS: BALLAFAQIMI ME TË KALUARËN NË KOSOVË Prezantim i hulumtimit dhe diskutim publik

25 VITE PAS: BALLAFAQIMI ME TË KALUARËN NË KOSOVË. Prezantim i hulumtimit dhe diskutim publik. Organizohet më 26 shtator 2024 në orën 15.00 Në Grand Hotel, Barabar Centre, kati 4, Prishtinë, Kosovë Organizuar nga forumZFD Mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) e Gjermanisë dhe Barabar Centre

Që nga viti 1999, forumZFD ka nxitur ndryshime në Kosovë, duke synuar krijimin e një Ballkani Perëndimor ku paqja ndërtohet nga qytetarë dhe institucione që i zgjidhin konfliktet pa dhunë. Përmes punës në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë, fokusi ynë është përballja me të kaluarën dhe promovimi i edukimit për paqe. Ne i sfidojmë narrativat etnocentrike, i thyejmë stereotipet dhe e promovojmë paqen kundrejt dhunës. Duke nxitur një kulturë më gjithëpërfshirëse të përkujtimeve – një kulturë që pranon përgjegjësinë për padrejtësitë e së kaluarës – ne e forcojmë punën e OSHC-ve dhe partnerëve me të njëjtin fokus. Mënyra se si i e trajtojmë të kaluarën përcakton jo vetëm mënyrën se si e kuptojmë historinë, por edhe mënyrën se si përballemi me sfidat e sotme dhe si e formësojmë të nesërmen.

Viteve të fundit, është arritur shumë, por na mbetet ende për të bërë. Për të shënuar 25 vite nga përfundimi i luftës 1998-1999 në Kosovë dhe punës çerekshekullore të forumZFD në vend, më datën 26 shtator 2024 me krenari do ta prezantojmë dokumentin e politikave “25 vite pas: Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. Me autorë ekspertët e shquar Florian Bieber, Donika Emini dhe Marina Vulović, ky punim hulumton perceptimet publike të narrativave dominuese të së kaluarës dhe atyre aktuale, duke ofruar rekomandime konkrete për nxitjen e një angazhimi më kritik me historinë.

Sipas fjalëve të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, i cili do të hapë ngjarjen, “për 25 vjet, Kosova është përballur me sfida të shumta në adresimin e së kaluarës së saj të dhunshme dhe traumatike. Pavarësisht përpjekjeve për ballafaqim me këtë të kaluar të trazuar, shumë plagë ende mbeten të pashëruara. Duhet bërë më shumë për të siguruar që ballafaqimi me të kaluarën mos të mbetet vetëm një premtim, por të bëhet një realitet që përfshin qasje holisitike ndaj drejtësisë, pajtimit dhe kulturës së përkujtimit.” Në këtë mënyrë, kjo ngjarje do të shërbejë si platformë për akterët institucional dhe të shoqërisë civile, së bashku me publikun, për të reflektuar mbi aspektet që kanë dhënë rezultat në adresimin e historisë së viteve të fundit të Kosovës, aspekteve që nuk kanë dhënë rezultate, dhe rruga që mbetet të ndiqet në të ardhmen.

Ngjarja do të moderohet nga Besa Luci, kryeredaktore e organizatës Kosovo 2.0, me panelistë autorët e studimit Florian Bieber, Donika Emini dhe Marina Vulović. Diskutime të veçanta do të ketë nga Jörn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë dhe Nehari Sharri, Drejtor Vendor i forumZFD në Kosovë. Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën angleze, me përkthim në gjuhën shqipe dhe serbe.

Gjatë ose pas ngjarjes, forumZFD është e hapur të organizojë intervista mediatike me cilindo nga autorët e studimit për diskutime më në detaje.

Florian Bieber është profesor i Historisë dhe Politikës së Evropës Juglindore dhe Drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit. Ai koordinon Grupin Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Evropë (BiEPAG) dhe ka mbajtur pozita të përkohshme në CEU, LSE dhe Cornell. Librat e tij të fundit përfshijnë Pulverfass Balkan (2023) dhe Ngritja e Autoritarizmit në Ballkanin Perëndimor (2020).

Donika Emini është Drejtoreshë Ekzekutive e CiviKos, një rrjet prej 300 organizatash të shoqërisë civile në Kosovë. Ajo ka doktoruar në Universitetin e Westminster-it dhe është e specializuar në politikën e jashtme të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin për siguri në BE dhe dialogun Kosovë-Serbi. Emini është pjesë e Reagan-Fascell (2024), anëtare e BiEPAG dhe analiste lokale për Freedom House.

Marina Vuloviq është hulumtuese postdoktorale në Universitetin e Potsdamit dhe hulumtuese me angazhim të përkohshëm në SWP Berlin. Anëtare e BiEPAG, ajo ka doktoruar nga Universiteti i Helsinkit dhe ka hulumtuar në disa institucione prestigjioze. Ekspertiza e saj përfshin politikën e Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet Kosovë-Serbi, zgjerimin e BE-së dhe nacionalizmin.

Personi kontaktues: Vjollca Islami Hajrullahu, [email protected], +383 (0) 48 539 334

                                             Alexander Vojvoda,  [email protected] +383 (0)49 57 26 52

Kontrolloni gjithashtu

BDI

BDI: Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që më 11 dhjetor të marrë në shqyrtim kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që më 11 dhjetor të marrë në …