Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur në njëvjetorin e sulmit në Bajnskë, ku ishte vrarë në detyrë polici, Afrim Bunjaku

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur në njëvjetorin e sulmit të Bajnskës, ku ka mbetur i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku. Ai ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekjen penale të shpejtë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjskë. Po ashtu, Stano ka ritheksuar nevojën e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë dhe avancimin në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Një vit pas sulmit në Bajnskë, BE përsërit thirrjet për ndjekjen e shpejtë penale të atyre që janë përgjegjës dhe rikonfirmon angazhimin e saj ndaj drejtësisë dhe llogaridhënies. Është një kujtesë për nevojën e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë, dhe avancimin në normalizimin ne marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …