Albin Kurti e do fort Qeverinë greke, edhe pse ajo konfirmon se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ta njohë vetë Serbia

Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës, në Nju Jork, ka takuar kryeministrin e  Greqisë,  Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar mbi avancimin e raporteve  diplomatike dhe shtimin e bashkëpunimit të dyanshëm. Me këtë rast u theksua mundësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në arsim, kulturë, ekonomi, tregti dhe investime, fusha nga të cilat do të kishte përfitime reciproke. Ai gjithashtu përmendi efektet pozitive të liberalizimit të vizave, ku tashmë shumë qytetarë kosovarë krahas qendrave tjera evropiane kanë destinacion të vizitave edhe Greqinë. Kurti nuk i shqitet dot këtij shteti,  i cili ka bërë të ditur botërisht se nuk do ta njohë pavarësinë  e Kosovës derisa ta njohë vetë Serbia. po ashtu Greqia ka një armiqësi të vrazhdë ndaj Shqipërisë, të cilin e shpreh me ligjin e luftës, me pretendime të hapura territoriale, mohimin e ekzistencës së Çamërisë  dhe rishkrimin e historisë së Shqipërisë, sipas kërkesave greke.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …