Anglezët përdorin për herë të parë korridorin strategjik Adriatik-Deti i Zi, për vendosje të trupave, në Kosovë

Ushtarët anglezë kanë bërë histori duke u bërë trupat e para të NATO-s që kanë arritur në Kosovë përmes korridorit të ri strategjik Adriatik-Deti i Zi, i njohur si “Korridori i 8-të”. Ky korridor, i projektuar për të përshpejtuar dërgimin e trupave, kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke lidhur Adriatikun dhe Detin e Zi. Batalioni i Parë është vendosur në Kosovë përmes këtij korridori dhe do të mbetet pjesë e operacioneve të KFOR-it deri në vitin e ardhshëm. Rreth 300 ushtarë britanikë të këtij batalioni arritën në Kosovë më 18 shtator për stërvitje rutinore me trupat e tjera të KFOR-it. Kjo stërvitje synon të testojë dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s. KFOR-i ka njoftuar se këto ushtrime do të rrisin gatishmërinë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të sigurisë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …