Sot u nda nga jeta, Gjenerali i UÇK-TMK-FSK-së, veprimtari i mirënjohur, Imri Ilazi – Komandant Ferri

Sot u nda nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së, veprimtari politik, bashkëqytetari ynë – Imri Ilazi – Komandant Ferri. Lajmin mortor e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt, ku ka njoftuar se në kujtim të jetës dhe veprës së tij, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, organizon sot mbledhje komemorative nga ora 15:00 në Teatrin “Adriana”, në Ferizaj. “Ngushëllime të sinqerta familjes Ilazi, bashkëluftëtarëve, familjeve të Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shpirti i tij, u prehtë në parajsë,  thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Siguria e Kosovës nën hijen e spiunazhit: Heshtja institucionale thellon dyshimet

Rasti i arrestimit të një piloti kroat dhe të dashurës së tij serbe nga Mitrovica …