Miroslav Lajcak takon Albin Kurtin me zyrtarët e lartë amerikanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka mbajtur një takim me Kryeministrin Albin Kurti, në prani të Ndihmës Sekretarit për Çështje Evropiane, James O’Brien, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Lajcak njoftoi se biseda u fokusua në mënyrat për të çuar përpara dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky proces është rruga e vetme për të ecur përpara. Kryeministri Kurti, përveç detajeve të dhëna nga Lajcak, theksoi rëndësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje si një hap vendimtar për përparimin e procesit të dialogut. Megjithatë, zyrtarët amerikanë, O’Brien dhe Kasanof, nuk kanë bërë ende deklarata publike pas këtij takimi. Kurti, dashur pa dashur tashmë ka hyrë ka hyrë në ingranazhët e të mëdhenjve nga do të dalë i ndërruar dhe i korrektuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …