Vjosa Osmani e Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju York, nuk u panë as u takuan si përfaqësues të një shteti

Kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri,  Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju York, nuk u panë as u takuan si përfaqësues të një shteti. Kryetarja  dhe kryeministri qëndruan për disa ditë në Nju York për Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së OKB-së. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti qëndruan atje si përfaqësues të dy shteteve të ndryshme. Përveç agjendave jo të njëjta dhe nivelit të takimeve që patën, ata u ndanë edhe në aktivitetet me mërgatën shqiptare në Amerikë. Kurti gjatë gjithë kohës e kishte afër vetes Ministren e Jashtme Donika Shverc ndërsa kryetarja, Vjosa Osmani në takime shoqërohej nga Ambasadori i Kosovës në Amerikë. Zyra e kryeministri edhe sot ka dërguar njoftime për aktivitetet në Amerikë, ndërsa asnjëra palë s’ka njoftuar për kthimin në Kosovë. Vjosa Osmani, mori pjesë në aktivitetet më të rëndësishme atje, me ftesë të Shtëpisë së Bardhë. Ajo u takua me presidentin, Joe Biden, por edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ndërsa u ftua edhe që t’u bashkohej liderëve botërorë në një samit për Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …