Blendi Hasaj: Kosova ka nevojë për një platformë ndërlidhëse mes biznesmenëve dhe diasporës për tërheqjen e investimeve

Drejtori Ekzekutiv në Institutin GAP, Blendi Hasaj, ka theksuar se Kosova ka shumë biznesmenë dhe një interes të madh nga diaspora, por se mungon një platformë që mundëson ndërlidhjen e duhur mes tyre për tërheqjen e investimeve. Sipas Hasaj, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të bindë diasporën që të investojë në mënyrë të qëndrueshme në Kosovë. “Në bazë të dhënave për mundësitë e krijuara për diasporën për të investuar, rezulton se vetëm në 10 vitet e fundit, diaspora ka investuar 2.5 miliardë euro kryesisht në sektorin e patundshmërisë,” ka deklaruar ai. Hasaj shtoi se Qeveria nuk ka ndërtuar mekanizma institucionalë që të lehtësojnë procesin e investimeve nga diaspora në sektorë të ndryshëm. Ai theksoi rëndësinë e sektorit të IT-së, ku shumë kompani të suksesshme janë themeluar falë lidhjeve me qytetarë të Kosovës që jetojnë dhe punojnë jashtë, por sipas tij, Qeverisë i mungon një instrument i qëndrueshëm për të kanalizuar më lehtë këto investime.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …