Ariana Musliu-Shoshi kërkon përfshirjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës për anëtarësim

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, gjatë pjesëmarrjes së saj në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka bërë një thirrje të qartë për futjen e Kosovës në agjendën për anëtarësim në këtë institucion të rëndësishëm evropian. Në fjalimin e saj, ajo ka njoftuar se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të Këshillin e Evropës  Alen Berset, që Kosova të përfshihet në agjendën e Këshillit Ministror në maj të vitit 2025. Ariana Musliu  theksoi se angazhimi i Kosovës në ndërtimin e një demokracie funksionale, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut duhet të jetë argument i fuqishëm për të drejtën e Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës. “Angazhimi dhe përkushtimi juaj për funksionimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut largon çdo dyshim për të drejtën e merituar të Kosovës për të qenë pjesë e këtij institucioni,” theksoi ajo  gjatë fjalës së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …