Arben Mustafa i fakton Hekuran Muratit, se të dhënat për rënien e bizneseve janë nga ASK-ja, jo nga opozita

Arben Mustafa, ministri në hije i financave nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili kohët e fundit pretendoi se numri i bizneseve në Kosovë është në rritje. Mustafa ka hedhur poshtë këto pretendime, duke cituar të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që sipas tij tregojnë një rënie të ndjeshme të numrit të bizneseve aktive. “Të dhënat për rënien e numrit të bizneseve aktive, për hiq më pak se 13,302 biznese, janë të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, dhe jo të opozitës,” deklaroi Mustafa. Ai nënvizoi faktin se ASK funksionon nën ombrellën e Zyrës së Kryeministrit, duke sugjeruar se këto statistika nuk mund të manipulohen nga opozita.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …