Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Kosovën më 30 tetor, pritet pjesëmarrje e nivelit të lartë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, do të mbajë një seancë të nivelit të lartë më 30 tetor të këtij viti,  për të diskutuar situatën në Kosovë. Agjenda për këtë debat është konfirmuar nga përfaqësuesja e Zvicrës që mban presidencën e radhës të Këshillit për muajin tetor. Gjatë kësaj seance, shtetet anëtare do të shqyrtojnë raportin gjashtëmujor të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cili do të prezantohet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Carolyn Zijade, kryesuesja  e UNMIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …