Qendra e Kulturës dhe Biblioteka në Llukar, rikthehen në funksion

Komuna e Prishtinës ka rikthyer në funksion Qendrën e Kulturës dhe Bibliotekën në Llukar, e cila ka shërbyer si një pikë e rëndësishme kulturore deri vonë, kur u shkatërrua në mungesë të menaxhimit. Të pranishëm në hapjen e Qendrës së Kulturës ishin Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj dhe Drejtoresha për Kulturë, Sibel Halimi.

Kjo hapësirë e dedikuar për artistët, nxënësit e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi”, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë talentet dhe pasionet e tyre, tani hap dyer të reja për krijimtari dhe edukim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim krerët e NPL “Higjiena”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të hënën në takim kryeshefen …