Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin turk, Ozkan Ulutash

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin turk, Ozkan Ulutash

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dje e  ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutashin. Ai e ka falënderuar atë për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ministri Ejup Maqedonci i ka  shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët. Ai ka theksuar se “Kosova u është mirënjohës gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurt të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …