Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet në CEFTA

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore. Kosova, deri tani  është përfaqësuar në CEFTA përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë qysh prej vitit 2007, kur iu bashkua asaj. CEFTA është zhbllokuar  dhe synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve. Ai tha se ky është “hap i madh” drejt përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në këtë organ rajonal.Ky ndryshim, të cilin Kosova ka kohë që e kërkon, erdhi dy ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi ta heqë ndalesën ndaj importit të mallrave serbe në pikëkalimin në Merdare. Qeveria-Kurt në javët e fundit u përball me presion sidomos nga Gjermania  për ta hequr ndalesën ndaj mallrave serbe dhe e pranoi kërkesën.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …