Ardian Kastrati: Arrestimi i invalidit luftës, Faik Fazliut për qëllim final ka fyerjen dhe ushqimin e urrejtjes ndaj UÇK-së

Ardian Kastrati akuzon Mimoza Kusarin, për koordinim dhe marrëveshje me terroristin, Milan Radoiçiq

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas publikimit të një audio-incizimi ku shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, diskuton me Milan Radojçiq, një figurë e kërkuar për terrorizëm. Kastrati ka shprehur shqetësim se ajo  po punon me Radojçiçin pa autorizimin e kryeministrit Albin Kurti. Kastrati thekson se Radojçiç në bisedë i kërkon Kusari-Lilës që të ndihmojë në çështjen e pagës për veteranët e UÇK-së, ndërsa thekson se këtë duhet ta diskutojë me “shefin e tij,” Albin Kurti. Ai e përshkruan situatën si një koordinim të papranueshëm me një terrorist dhe e kritikon rrethin vendimmarrës të Vetëvendosjes për mungesë të vendosmërisë dhe qasje të papranueshme ndaj UÇK-së. Ardian Kastrati  e pyet se përse Kurti mban rreth vetes figura të tilla, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të kuptojnë se në çfarë gracke janë futur.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …