ROSU

Policia shton masat e sigurisë pas sulmeve terroriste në Evropë

Policia e Kosovës ka përforcuar masat e sigurisë për të shmangur sulme të mundshme terroriste. Kjo vjen pasi që një valë sulmesh terroriste ka përfshirë Evropën, duke filluar nga sulmet në Nice të Francës, në Stamboll dhe së fundmi edhe në Mynih të Gjermanisë. Institucionet e sigurisë në vend nuk kanë të dhëna se prej shtatorit të vitit të kaluar ndonjë qytetar i Kosovës është përfshirë në luftën e Sirisë. Mirëpo, sipas ekspertëve të sigurisë, ky fakt nuk e bën Kosovën më pak të rrezikuar nga sulmet terroriste, të cilët ftojnë organet e sigurisë që të jenë më të përgatitura në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …