leoni

Përkujtohet polici, Enver Zymberi në 5-vjetorin e rënies

Përkujtohet polici, Enver Zymberi në 5-vjetorin e rënies

Policia e Kosovës sot ka mbajtur një ceremoni të veçantë përkujtimore me rastin e 5-vjetorit të rënies heroike të policit të njësive speciale, Enver Zymberi. Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni vendosën kurora lulesh tek lapidari i heroit në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.  Ata, më pastaj vazhduan drejt fshatit Dubovc, tek varri i Heroit Enver Zymberi, ku vendosën dhe pas kësaj ata vizituan edhe familjen e tij. Enver Zymberi, pjesëtar i njësive elitare ROSU, u qëllua për vdekje nga ekstremistët serbë me 26 korrik të vitit 2011, gjatë përpjekjes së Policisë së Kosovës për të marrë kontrollin e pikave kufitare në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …