Gjatë vizitës në Malësinë e Karadakut Fatmir Limaj njofton për anëtarësim të shtuar në Nismën Socialdemokrate

Gjatë vizitës në Malësinë e Karadakut Fatmir Limaj njofton për anëtarësim të shtuar në Nismën Socialdemokrate

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka kaluar fundjavën në Malësinë  e Karadakut, ku ka njoftuar për aderime të reja në partinë e tij. Limaj ka shprehur kënaqësinë e tij për kohën e kaluar me bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, duke theksuar se gjithnjë e më shumë personalitete të shquara po i bashkohen Nismës Social Demokrate. “Gjithmonë kënaqësi të kalosh kohë dhe të diskutosh me personalitete të dëshmuara për vendin, të cilët çdo ditë e më shumë po bashkohen në adresën e tyre të sinqertë,” ka shkruar Limaj në postimin e tij. Ndërkohë, Limaj ka konfirmuar se Nisma Social Demokrate do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke synuar një pjesëmarrje të fortë në skenën politike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …