Në një takim të pa paralajmëruar kancelari gjerman, Olaf Scholz, u prit në Stamboll nga presidenti turk, Erdogan. Nuk ka ende shumë detaje për mediat, i vetmi sqarim është se bisedimet mes dy liderëve kanë në fokus Ukrainën, emigracionin dhe situatën në rajon. Politologia Hyrxhan Asli Aksoy thotë se “pavarësish qëndrimeve të kundërta në konfliktin e Lindjes së Mesme, ka interesa të përbashkëta mes Ankarasë dhe Berlinit në shumë fusha të tjera”. Në fund të fundit, të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën – politikisht, ekonomikisht dhe nga ana sociale”, shton ajo. Një zëdhënës i qeverisë federale ndaloi në mënyrë të veçantë tek konflikti i Ukrainës duke kujtuar se si Turqia luajti një rol të rëndësishëm në mundësimin e furnizimeve me grurë nga Ukraina në tregun botëror nëpërmjet Detit të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën
Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
