Shukri Buja

Komandanti i Zonës Operative të Neredimes, gjatë luftës, Shukri Buja, po qëndron në Hagë, me ftesë të Gjykatës Speciale

Komandanti i Zonës Operative të Neredimes,  gjatë luftës, Shukri Buja, po qëndron  në Hagë, me ftesë të Gjykatës Speciale. Ai ka  sqaruar se tërë kjo është bërë pa dëshirën e tij, po ka një ftesë të detyruar nga Prokuroria e kësaj gjykate.  Në një mesazh  për bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët, Buja ka theksuar rëndësinë e UÇK-së dhe luftës çlirimtare të Kosovës, duke e quajtur atë  luftë të shenjtë  dhe të drejtë, ndërsa ka saktësuar se falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleatëve, veçanërisht të Amerikës,  ne tani  e gëzojmë lirinë sot. Lufta e UÇK ishte kundër pushtuesit, ishte e imponuar dhe e domosdoshme, ka shkruar  Buja, duke shtuar se lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg. Ai beson për pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij, duke konsideruar  drejtësia do të triumfojë.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …